Këtë të enjten do të zhvillohet kryendeshja e javës së gjashtë të elitës së futbollit të Kosovës, Ballkani ën Therandë e pret kampinin Dritën e Gjilanit.
Ndeshja luhet në orën 15.00.
Për këtë ndeshje, foli portieri i Dritës, Faton Maloku, i cili tha se janë të përgatitur në maksimum.
"Jemi munduar të përgatisim ndeshjen si nga ana psikike, fizike, taktike në maksimum duke respektuar skuadrën e Ballkanit po presim me padurim deri nesër që të japim maksimumin", tha portieri Maloku.
"Është e vërtet që nuk kemi pasur një start të mirë, por loja e fundit na ka dhënë një qetësi dhe jemi munduar ti përmirësojmë. Shpresoj që prej tash e tutje të marrim rezultate pozitive duke na përcjell pak më shumë edhe fati" përfundon Maloku.