Milani e refuzoi në verë

- Bota Sot

Milani e refuzoi në verë

Viktor Bonifejs po bën emër për arsyet më të gabuara të mundshme dhe tashmë po shqetëson seriozisht drejtuesit e Verder Bremenit. Sulmuesi i huazuar nga Bajer Leverkusen, ka kaluar përsëri në qendër të vëmendjes, duke detyruar klubin të ndërhyjë.

Lojtari po kalon një vit të pazakontë, duke filluar nga refuzimi i Leverkusenit në janar që ta linte të largohej drejt Al Nasr për 70 milionë euro, te refuzimi i Milanit për të firmosur me të për shkak të problemeve fizike në verë, e për të vazhduar te huazimi falas të Verderi në orët e fundit të merkatos.

Por tani, disa postime të tij në rrjetet sociale kanë bërë bujë dhe po shpërndahen me shpejtësi.

“Jeta është si një këpucë, nuk mund të pish një lopë pasi toka është një karotë”, ishte një nga frazat e publikuara në profilin e tij në “Snapchat”.

Më pas, një tjetër po aq e çuditshme. “Nëse shpenzon para me shumë gra, nuk do të sigurosh asgjë në jetë.

Gjej një apo dy dhe relaksohu. Tre gra maksimumi, ose nëse po kalon një periudhë të vështirë, katër janë në rregull”.

Postime që kanë detyruar Verder Bremenin të ndërhyjë dhe të kërkojë shpjegime nga lojtari, në një periudhë që duket jo shumë e qetë për futbollistin.



Read it all at Bota Sot