Dimarco-n e duan në Premier League

- Bota Sot

Dimarco-n e duan në Premier League

Federico Dimarco mund të largohet nga Inter gjatë merkatos së janarit, pasi mbrojtësin e krahut e duan në Premier League.

Me 19 gola dhe 35 asiste në 195 ndeshje për zikaltrit, Federico Dimarco ka fituar një vend midis mbrojtësve më të mirë të krahut në futbollin evropian dhe ka ngjallur interesin e disa klubeve të njohura, mes tyre të Man. United.

Ruben Amorim e sheh italianin si lojtarin ideal për sistemin e tij 3-4-2-1, i njëjti modul i përdorur nga Inter në kohën kur drejtohej nga Simone Inzaghi. Dimarco shihet si lojtari ideal në vendin e Luke Shaw, anglezi ka rënë shumë nga forma e dikurshme dhe largimi i tij nga “Djajtë” duket i pashmangshëm.

Inter e vlerëson shumë lojtarin, por nuk do t’i thoshte “jo” një ofertë të mirë ekonomike të Man. United. Ende nuk flitet për shifra, por ziklatrin pretendojnë 45-50 milionë euro për të lënë të lirë 27-vjeçarin.



Read it all at Bota Sot