Namani beson se Prishtina është më e mirë se Prishtina e Re

- Bota Sot

Namani beson se Prishtina është më e mirë se Prishtina e Re

Futbollisti i Prishtinës, Hamdi Namani, beson e shpreson se nesër mbrëma (20.15) do të arrijnë tre pikë të mëdha në përballje me Prishtinën e Re.

Prishtina është në krye të tabelës me 10 pikë e Prishtina e Re në vend të gjashtë me 6 pikë pas javës së 5-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Përballja mes prishtinasve do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Namani ka deklaruar para kryendeshjes: "Jemi duke kaluar në një formë të mirë dhe këtë dëshirojmë ta konkretizojmë me tre pikët e radhës.

Kundërshtari ynë, edhe pse debutues në ligë, ka një ekip të fortë, por mendoj se jemi të përgatitur dhe të fokusuar për ndeshjen e nesërme sidomos kur luajmë para ““Plisave””.



Read it all at Bota Sot