Seferi shënon përsëri në Turqi

- Bota Sot

Seferi shënon përsëri në Turqi

Taulant Seferi e ka nisur mjaft mirë këtë sezon në kategorinë e dytë turke, me fanellën e Bodrumspor, duke shënuar me rregullsi për të mbajtur ekipin e tij në zonën që siguron ngjitjen në elitë.

Sot, në ndeshjen kundër Vanspor, për sulmuesin e Kombëtares shqiptare kanë ardhur golat e radhës.

Pas një goditje nga këndi në minutën e 21-të, ai ia doli të gjuante me kokë për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Në minutën e 60, erdhi edhe goli i dytë nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili mori topin në të majtën dhe pasi shmangu një mbrojtës, goditi duke çuar sferën në rrjetë në shtyllën e largët.

Këta ishin golat numër 4 dhe 5 në 6 ndeshje për Seferin, i cili kësisoj e vendos emrin e tij që tani mes golashënuesve më të mirë të këtij kampionati.

Vendi i parë i përket për momentin një tjetër futbollisti që ka veshur fanellën e Tiranës në Superiore, Florent Hasanit, i cili deri tani ka gjetur 6 herë rrugën e rrjetës.



Read it all at Bota Sot