UEFA të veprojë më dënime të rënda për klubin famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit.
Pankarta që u shfaq sonte në Beograd dhe provokimi ndaj shtetit të Kosovës, është kulmoi i turpit dhe UEFA të veprojë me dënime të rënda ndaj shovinizmit serbë.
Në përballjen e Europa League mes Zvezdës dhe Celtic-ut nga Skocia, sonte sërish provokim në stadiumin e Zvezdës në Beograd.
Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, tifozët huliganë të ekipit serb, “Delije”, kanë shfaqur një koreografi skandaloze.
Ajo iu kushtua terroristit të vrarë në aksionin e Banjskës më 24 shtator të vitit 2023, Stefan Nedelkoviqit.
Sipas mediave serbe, Nedelkoviq ka qenë pjesë e këtij grupi huliganësh.
Veç kësaj koreografie skandaloze, në stadium është dëgjuar edhe një këngë nacionaliste serbe “Oj, Kosovë, Kosovë…”.