Luciano Moggi ndihet i stigmatizuar

- Bota Sot

Luciano Moggi ndihet i stigmatizuar

Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, i përjashtuar përfundimisht nga futbolli pas skandalit të njohur të Calciopoli-t, ka dhënë një deklaratë të fortë për “Gazzetta dello Sport”.

Ai hodhi poshtë çdo ide se duhet të kërkojë falje, duke theksuar: “Falje kërkon ai që ka marrë burgim të përjetshëm. Unë nuk kam vrarë askënd, kam paguar dhe po paguaj, por njerëzit e dinë të vërtetën”.

Moggi u ndal edhe te roli i ish-presidentit të Federatës, Franco Carraro, duke e cilësuar si të pavërtetë versionin e tij për shkakun e krizës së Calciopoli-t: “Carraro tha se gjithçka nisi nga një gabim i tij politik, se donte të zëvendësonte Bergamon dhe Paireton me Collina-n. Por kjo është një shpifje”.

Sipas Moggit, në vitin 2004 gara për titull ishte mes Juventusit dhe Milanit, ndërsa Carraro, që më parë kishte qenë president i kuqezinjve, tentonte të favorizonte klubin milanez. Ai kujtoi një telefonatë drejtuar ish-dizenjatorit të arbitrave, Paolo Bergamo:

“Më kujdes, thuaji Rodomontit të mos ndihmojë Juventusin në ndeshjen me Interin”. Për Moggin, kjo ishte një përpjekje për të mbajtur Milanin në garë në rast të një hapi fals të bardhezinjve dhe jo një ndërhyrje në favor të Interit.

Deklaratat e Moggit tregojnë se ai vazhdon të ndiejë se është padrejtësisht i stigmatizuar nga një prej skandaleve më të mëdha në historinë e futbollit italian.



Read it all at Bota Sot