Atletiko Madridi shënoi fitore të çmendur ndaj Rajo Valejkanos me shirat 3:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në La Liga.
Julian Alvarez shënoi hat-trik dhe pas ndeshjes “çoi” të fala te Real Madridi, që do të jetë kundërshtar i ardhshëm i skuadrës së Simeonesit.
“Do bëjmë çmos për t’i siguruar tri pikë ndaj Real Madridit”, u shpreh Alvarez.
Ndeshja mes Atletikos dhe Real Madridit zhvillohet të shtunën nga ora 16:15 në stadiumin “Metropolitano”.