Erik Ten Hag, gati të rikthehet

- Bota Sot

Erik Ten Hag, gati të rikthehet

Duket se trajneri holandez Erik ten Hag, i shkarkuar disa javë më parë nga detyra nga skuadra e Bajer Leverkuzenit, nuk do të mbetet gjatë i papunë.

Madje ai mund të rikthehet shumë shpejt në Premier Ligë. Mediat britanike sqarojnë se skuadra e Uest Hemit është gati të nisë bashkëpunimin me Ten Hag.

Ai pritet të zërë vendin e Graham Poterin që qëndrimi i tij në detyrë te skuadra angleze është në rrezik. Gjithsesi, skuadra e Uest Hemit po shqyrton disa mundësi e mes tyre është edhe Nuno Espirito Santo.

Duket se Santo dhe Erik Ten Hag janë në garë për pozicionin e trajnerit tek “çekanët”. Trajneri holandez u shkarkua nga Leverkuzeni, pas vetëm dy javësh kampionat.



Read it all at Bota Sot