Ish-kampioni i botës në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov, ka deklaruar se cilët janë 3 luftëtarët e tij të preferuar. Më tej, ai ka pranuar se takimi me ta ishte shumë emocionues për të.
Khabib, i pamposhtur në karrierën e tij dhe kampion i peshave të lehta të UFC, është tërhequr nga sporti në vitin 2020, kur ishte ende në kulmin e karrierës. Ikona ruse ka frymëzuar mjaft luftëtarë, por edhe ai ka patru admirues para se të fitonte famë.
Nurmagomedov kujtoi konkretisht se kishte tre emra kryesorë që ai i admironte kur ishte adoleshent.
“Kur u rrita, ishin dy, ndoshta tre luftëtarë të preferuar. Kur isha 16 vjeç, ata ishin në kulmin e tyre”, tha rusi.
“Ishte Fedor Emelianenko, Mauricio ‘Shogun’ Rua dhe Georges St-Pierre. Ishin ata tre djem. Ata ishin në kulmin e tyre. Kampionë të UFC dhe u rrita duke parë ndeshjet e tyre.
Kur i takova për herë të parë ishte shumë emocionuese për mua sepse u rrita me ndeshjet e tyre”, tha Khabib.