Aston Villa shpreson në kthesën e madhe përballë Bologna-s

- Bota Sot

Aston Villa shpreson në kthesën e madhe përballë Bologna-s

Sot luhet takimi mes Aston Villas dhe Bolognas.

Në Birmingham ekipi vendas i Aston Villa-s do të tentojë që të japë një impuls të ri këtij sezoni të nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Skuadra e drejtuar nga Emeri këtë sezon është kopja e shëmtuar e ekipit që zhvilloi një sezon mjaft të mirë vitin e kaluar.

Problemet në fushë, ekipi i “Villa Park” në pesë ndeshjet e zhvilluara në Premier League numëron vetëm dy barazime dhe tri humbje, janë reflektuar edhe në shoqëri pasi klubi ka vendosur që të shkarkojë nga detyra e drejtorit sportiv të një personazhi si Ramón Rodríguez Verdejo, i cili njihet për afrimitetin me trrajnerin.

Nga ana tjetër edhe Bologna ka treguar dobësi këtë sezon pasi në katër takimet e para në Serie A ka mundur që të fitojë vetëm dy duke humbur dy të tjera, të cilat i kishte përballë skuadrave më të forta siç ishin Roma dhe Milani.

Edhe për ekipin kuqeblu mund të flitet për një nisje sezoni zhgënjyes duke parë se çfarë arriti të bënte një vit më parë.



Read it all at Bota Sot