Seferi, mesazh për Sylvinhon

- Bota Sot

Seferi, mesazh për Sylvinhon

Duket se do të kthehet aty ku e ka vendin. Taulant Seferi braktisi Lindjen e Mesme për të provuar veten në futbollin turk, dhe është thuajse e sigurt se do të jetë sezonin e ardhshëm pjesë e Superligës.

Për momentin, sulmuesi i kombëtares shqiptare është në vendin e dytë të renditjes së Ligës së Parë të Turqisë, dhe skuadra e tij, Bodrum, është në zonën e ngjitjes direkte për në elitë.

Edhe më shumë rëndësi ka fakti që Seferi është lojtari më i mirë i ekipit, dhe shënuesi më i mirë, duke qenë në garë të plotë për të fituar Këpucën e Artë këtë sezon.

Në 7 ndeshje kampionat, shqiptari nga Maqedonia ka shënuar 5 gola, vetëm një më pak sesa Florent Hasani, sulmuesi që dikur luante për Tiranën në Superligën shqiptare e tani është tek Boluspor.

Seferi ishte i shkëlqyer në ndeshjen e fundit në mesjavë, duke realizuar të dy golat në fitoren 2-0 që Bodrum arriti në shtëpi ndaj Van Sporit. Natyrisht, sezoni është i gjatë dhe deri tani janë luajtur vetëm 7 ndeshje, por siç thuhet koha e mirë duket që në mëngjes.

Nuk dihet nëse kjo formë shumë e mirë do të bëjë që 28-vjeçari të kthehet në kombëtare, pasi trajneri Silvinjo e ka thirrur për herë të fundit në Ligën e Kombeve deri në nëntor të vitit të kaluar.



Read it all at Bota Sot