Beqiri flet pas ndeshjes me Rabotniçkin: Në Europë, paraqitja është totalisht tjetër

- Bota Sot

Beqiri flet pas ndeshjes me Rabotniçkin: Në Europë, paraqitja është totalisht tjetër

Goli i Fabrice Tambës (67’) rezultoi vendimtar për fitore 1:0 të Shkëndijës, që kthehet me tre pikë nga Shkupi në ndeshjen e mbetur të xhiros së 4-t të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Jeton Beqiri:, kryetrajner i Shkëndije, tha: “Jam i kënaqur me rezultatin normalisht, por i pakënaqur me rrjedhën e lojës, veçanarisht në pjesën e parë dhe në dy situate në pjesën e dytë ku rrezikojmë shumë dhe na mban portieri në lojë.”

Sa i përket lojës thotë: “Nuk do të flas për lodhjen fizike, sa do të flas për momente kur nuk luajmë mirë.

Nuk kemi angazhim maksimal, nuk luajmë mirë dhe për këtë ne bisedojmë çdo ditë me futbollistët, besoj që është e përkohshme, por shpresoj që gjatë periudhës që nuk luajmë mirë të vazhdojmë të fitojmë”

Paraqitjet evropiane?

 “Janë gjëra që nuk krahasohen dhe shumica e skuadrave i kanë të njejtat probleme.

Në Europë, paraqitja është totalisht tjetër dhe në kampionat tjetër. Por për ne për momentin është që të punojmë seriozisht që të shohim se ku janë problemet dhe futbollistët që janë jashtë forme, sa më shpejtë të kthehen.

Brenda ndeshjeve disa futbollistë pushojnë për shkak se është rreziku i madh edhe nga lëndimet.

Besoj që me kalimin e kohës, Shkëndija do të luajë më mirë, më sigurtë dhe shpresoj të vazhdojmë të fitojmë”, tha Beqiri.

Më tutje tha: “Mendoj se Shkëndija është skuadër shumë cilësore dhe për këtë nuk duhet të ketë dyshim askush, as ne, as kryesia e as tifozët, pasi këtë e ka treguar ekipi.

Tani në këto momente që nuk shfaqim si duhet, nevojitet përkrahje sa më e madhe për futbollistët, konkretisht na duhet përkrahje nga ata që gjithmonë ka qenë me ne, edhe në ditë të vështira. Tani besoj që një përkrahje më e madhe, ju jep krah futbollistëve për më shumë luftë dhe për shumë qetësi dhe normalisht për performancë më të mirë”.



Read it all at Bota Sot