Chivu nuk ndryshon, ka frikë nga “revolucioni”

- Bota Sot

Chivu nuk ndryshon, ka frikë nga “revolucioni”

Cristian Chivu ka lënë pas imazhin e “rebelit” dhe është zhytur në “ujërat e vjetra” të Interit, ku kanë kaluar fitoret e fundit që e kanë stabilizuar paksa fillimin e sezonit. Trajektoria është ende e paqëndrueshme, kërkon kohë dhe verifikime të reja.

Trajneri rumun ka zbehur ëndrrat utopike për një ekip ndryshe, duke kuptuar se pa përforcime të reja nuk mund të fillojë asnjë revolucion. Më e mençura është të mbështetet te “mielli” i vjetër i Inzaghit.

Chivu, me eksperiencën e tij nga Karpatet tek Italia dhe Amsterdami, di të ëndërrojë, por edhe të bëjë zgjedhje të sigurta. Jo më kot po fokusohet te lojtarët e sprovuar si Calhanoglu. Evolucioni i ekipit po ndodh ngadalë, me rregullime taktike të vogla, duke ruajtur 3-5-2-in e Inzaghit.

Pa një mesfushor muskulor si Manu Koné, ose sulmues të shpejtë si Lookman, sistemi mbetet i njëjtë, megjithëse Chivu tenton presing më të lartë dhe futboll më vertikal.

Ai vetë ka deklaruar se nuk dëshiron të ndryshojë shumë: “Ekipi ka bërë gjëra të mira, dua të korrigjoj vetëm disa gabime”.

Fitoret kundër Ajax dhe Sassuolo tregojnë drejtimin e saktë, me disa risitë si Akanji dhe Sucic, por pjesa tjetër e ekipit mbetet e njëjtë me atë të Inzaghi. Tranzicioni nga Inzaghi është në fillim, rruga për tek ekipi i Chivu ende e gjatë.



Read it all at Bota Sot