Arsenali rinovon me qendërmbrojtësin e njohur

- Bota Sot

Arsenali rinovon me qendërmbrojtësin e njohur

Arsenali ka arritur marrëveshjen për të zgjatur kontratën me një nga lojtarët më të rëndësishëm të tij, William Saliba.

Mbrojtësit francez i kishin mbetur edhe dy vite kontratë dhe drejtuesit e klubit londinez kishin frikë nga një sulm i mundshëm i Real Madrid, që e konsideron 23-vjeçarin si “Bellinghamin e mbrojtjes”, pra një nga talentet më të mëdha botërore në repart.

Sipas asaj që raporton gazetari i The Athletic, David Ornstein, palët kanë gjetur marrëveshjen për një kontratë pesëvjeçare.

Një rol vendimtar në këtë rinovim pati vetë Saliba, i cili, pavarësisht zërave për një kalim në Madrid, nuk kishte ndërmend të largohej nga “Topçinjtë”. Ai shihet si gur themeli në projektin afatgjatë të skuadrës së Mikel Arteta-s.



Read it all at Bota Sot