Burak Hida qartëson opinionin: Pse gjithë kjo dramë?

- Bota Sot

Burak Hida qartëson opinionin: Pse gjithë kjo dramë?

Drejtori sportiv i KF Bashkimit 1947, Burak Hida, ka qartësuar opinionin futbolldashës lidhur me ndeshjen e ardhshme kampionale (java e 8-të) kundër Vardarit, të hënën në Kumanovë. 

Në postimin e tij në Facebook, ai ka sqaruar se ndaj Vardarit do të jetë një festë e vërtetë futbolli. 

Ai ka shtuar se Vardarin e pret një "ferr" në kuptimin e ambientit sportiv. 

Hida i ka bërë thirrje FFM-së, gazetarëve dhe të gjithë sportdashësve që të vijnë në ndeshje dhe ta shijojnë spektaklin futbollistik. 

Ai ka theksuar se si drejtor sportiv kërkon vetëm referim profesional. 

“Pse gjithë kjo dramë?

Unë, Burak Hida, jam shumë i qartë: ndeshja kundër Vardarit do të jetë një festë e vërtetë futbolli. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për qytetin tonë dhe për publikun tonë besnik, ndaj presim të tregojmë edhe një

herë forcën, përkushtimin dhe pasionin që na karakterizon si klub.

Vardari ka një skuadër cilësore, por asgjë më shumë se ekipet e tjera. Le të jemi të qartë – ne nuk ndodhemi në pozitat e larta të tabelës rastësisht. Ky është rezultat i një pune të palodhshme dhe përkushtimi maksimal nga e gjithë kryesia dhe stafi i Bashkimit.

Të hënën, Kumanova do të përjetojë një atmosferë të papërsëritshme. Vardarin e pret një ferr i vërtetë në një ambient sportiv siç nuk është parë më parë në qytetin tonë. Besimi dhe mbështetja e publikut tonë do të jetë arma jonë më e fortë në këtë përballje.

Bashkimi1947 është klubi më i ndjekur këtë sezon dhe ka publikun më të kulturuar në rajon – jo vetëm në Maqedoni.

Këtë nuk e themi vetëm ne – këtë e kanë konfirmuar vetë zyrtarët më të lartë të Federatës së Futbollit, të cilët kanë dhënë vlerësime maksimale për organizimin dhe atmosferën në ndeshjet tona.

Si klub, jemi të kënaqur me nivelin e referimit në përgjithësi këtë sezon dhe shpresojmë që e njëjta qasje profesionale dhe e paanshme të ndiqet edhe në këtë ndeshje kundër Vardarit

Megjithatë, nuk mund të mos përmendim një shqetësim të arsyeshëm: në disa ndeshje të këtij sezoni janë vërejtur dallime të hapura në gjykim në favor të Vardarit. 

Si president i klubit dhe drejtor sportiv, kërkoj në mënyrë të qartë: referim të drejtë, profesional dhe të paanshëm – asgjë më shumë, asgjë më pak.

U bëj thirrje Federatës, gazetarëve dhe të gjithë sportdashësve që e duan futbollin e pastër: ejani të hënën në stadium dhe përjetoni një spektakël të jashtëzakonshëm.

Ne jemi Bashkimi1947 – krenaria e qytetit!”, ka shkruar Hida.



Read it all at Bota Sot