Serbia “goditet” para përballjes me Shqipërinë

- Bota Sot

Serbia “goditet” para përballjes me Shqipërinë

Problemet ishin të mëdha edhe përpara këtij lajmi.

Gjithsesi, Serbia duket se po merr goditje njërën pas tjetrës sepse nga Gjermania njoftohet për dëmtimin e një tjetër lojtari të kombëtares së këtij vendi.

Ky është Kosta Nedeljkoviç, mbrojtës i rëndësishëm ekipit, i cili pësoi lëndim gjatë stërvitjes me Leipzigun dhe sipas revistës “Kiker” do të mungojë disa javë.

Koha duket tepër e shkurtër për riaftësim siç e thekson edhe media serbe “Sport Arena”.

Ndeshja Serbi – Shqipëri luhet në 11 tetor, pra mbeten edhe vetëm 16 ditë, që do të thotë pak më shumë se dy javë.

Trajneri Dragan Stojkoviq kishte që më parë dy mungesa të sigurta, dhe kjo për shkak kartonësh.

Kapiteni Milenkoviq mori karton të kuq në duelin e humbur me shifrat 5-0 në Beograd ndaj Anglisë, pra nuk mund të luajë, dhe po ashtu i pezulluar është mesfushori që luan në Premierligën angleze me Nottinghamin, Sasha Llukiq.



Read it all at Bota Sot