Llapi bie edhe në Klinë, Dukagjini sërish në krye

- Bota Sot

Llapi bie edhe në Klinë, Dukagjini sërish në krye

Dukagjini i Klinës nuk ka të ndalur në elitën e futbollit të Kosovës.

Dukagjini e mposhti Llapin me rezultat 3:1.

Skuadra e Dukagjinit me kryetrajner Ismet Munishin, vazhdojnë me rezultate të mira dhe aktualisht janë në krye të tabelës me 13 pikë, një më shumë se Ballkani.

Për Dukagjinin shënuan Dienit Isufi (45+2’), Altin Merlaku (76’) e Iljasa Zulfiji (88’) dhe për Llapin Gnapi Dable (13’).

Llapi është në fund të tabelës (i dhjeti) me 3 pikë apo me 3 barazime e 3 humbje.



Read it all at Bota Sot