Drenica e Skenderajt me prof. Bylbyl Sokolin vazhdojnë serinë e mirë të rezultateve në Superligën e Kosovës në futboll.
Prof. Sokoli ka realizuar qëllimin e tij, duke importuar tre pikë me Drenicën në duel me Gjilanin, ndeshje që përfundoi me fitoren e udhëtuesve (0:1).
Drenica ka treguar lojë e zemër të madhe në Gjilan, duke e heshtur ekipin vendas.
Futbollisti Genc Hamiti realizoi në minutën e 90+5.
Gjilani dëshpëroi si vendas megjithatë mbetet në vend të pestë me 7 pikë.
Drenica renditet në pozitën e tretë me 11 pikë të mbledhura.