Berat Lush ka shpërthyer dje në Turqi. 18-vjeçari me origjinë shqiptare shënoi katër gola për Esenler Erokspor, ndaj Istanbulspor.
Ekipi i tij, që synon ngjitjen, fitoi 5-0 në shtëpi dhe mban vendin e parë në renditjen e Ligës së Parë.
Lush zhbllokoi sfidën, ndërsa në fund ishte autori i katër golave radhazi.
Padyshim ylli i mbrëmjes për Erokspor.
Futbollisti i Turqisë U-18 e festoi me shqiponjë njërin prej golave. Lush është me origjinë nga Gostivari dhe për rrënjët shqiptare që ka është shprehur gjithmonë krenar.
Kartoni i tij i përket Gallatasarajt ku edhe ka debutuar.
Me ekipin e parë të Gallatasarajt numëron katër paraqitje, ndërsa për këtë sezon u preferua huazimi në Ligën e Parë që të fitonte më tepër minuta.