Mourinho mohon zërat për transferimin e Benzema-s te Benfica

- Bota Sot

Mourinho mohon zërat për transferimin e Benzema-s te Benfica

Trajneri portugez Jose Mourinho ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit që e lidhin sulmuesin francez Karim Benzema me Benficën.

Pas katër pikëve të grumbulluara në dy ndeshjet e para nën drejtimin e tij, Mourinho ka hedhur poshtë mundësinë që 37-vjeçari të rikthehet në futbollin evropian, tashmë si pjesë e “Shqiponjave”.

“Hera e parë që e dëgjoj emrin e tij të lidhur me Benficën dhe këtë mundësi hipotetike.

Luajtëm një ndeshje miqësore kundër ekipit të tij kur ishte ende te Fenerbahçe, biseduam pak.

Gjëja e fundit që i shkon në mendje është kthimi në futbollin evropian dhe, në këtë rast, në një ekip si i yni”, tha Mourinho.

Sipas tij, Benzema është i kënaqur me karrierën e tij aktuale në Arabinë Saudite, ku luan me Al Ittihad.

“Ai do të qëndrojë atje, është i lumtur, ka fituar tituj dhe është në një situatë të lakmueshme financiare. Kur largohesh nga futbolli evropian i nivelit të lartë në këtë moshë për të shkuar në Arabinë Saudite, nuk mendoj se qëllimi është të kthehesh”.

Duke folur më tej për rastet e futbollistëve më të rinj, tekniku portugez bëri dallimin me situatën e Benzemas.

“Nëse flasim për lojtarë më të rinj që largohen dhe pas dy-tre vitesh ende mund të rikthehen në Evropë, atëherë po. Por lojtarë si Karim, jo.

Kjo histori, edhe pse nuk kam pyetur, me siguri nuk ka mundësi, dhe as nuk e kuptoj plotësisht se si u përmend emri i tij”.



Read it all at Bota Sot