Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior, ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Premierligës, pasi e ardhmja e tij te klubi spanjoll mbetet e pasigurt.
Kontrata e 25-vjeçarit skadon në vitin 2027, por rinovimi ende nuk është finalizuar.
Sulmuesi shënoi një gol të mahnitshëm në pjesën e parë të ndeshjes kundër Levantes, duke treguar formën e tij të shkëlqyer.
Trajneri Xabi Alonso tha se është i lumtur me formën e brazilianit,
“Jam shumë i lumtur me ‘Vinin’. Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë, siç po bën. Sezoni sapo ka filluar!”, ka thënë Alonso pas ndeshjes.
Prania e agjentëve të lojtarit në qendrën stërvitore të Valdebebas ka nxitur spekulime të shumta për të ardhmen e tij. Deri tani, Arabia Saudite ka shfaqur interes për transferimin e brazilianit, ndërsa klube të Premierligës si Chelsea, Manchester City, Liverpool dhe Arsenal po monitorojnë situatën me kujdes.
Këtë sezon, Vinicius ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asiste