Shkëndija - Sileksi luhet të dielën, Vardari - Bashkimi të hënën

- Bota Sot

Shkëndija - Sileksi luhet të dielën, Vardari - Bashkimi të hënën

Nga e shtuna deri të hënën, në program janë të gjitha ndeshjet e javës së tetë të elitës së futbollit të Maqerdonisë së Veriut.

Dy ndeshje tërheqin më shumë vëmendjen, derbi në Tetovë ku takohen Shkëndija dhe Sileksi, si dhe dueli në Kumanovë ku skuadra vendase Bashkimi pret Vardarin.

Ndeshja e parë luhet të dielën në orën 15:00, ndërsa ajo në Kumanovë të hënën gjithashtu në orën 15:00.

Renditja: Struga TL 19 pikë, Vardari 19, Shkëndija 17, Sileksi 15, Bashkimi 13, Makedonia GP 9, Brera 8, Pelisteri 6, Arsimi 5, Tikveshi 5, Rabotniçki 4, Shkupi 0.

E shtunë

Gostivar: Arsimi – Shkupi
Kavadar: Tikveshi – Makedonija GP

E diel

Shkup: Rabotniçki – Brera
Tetovë: Shkendija – Sileksi

E hënë

Strugë: Struga TL – Pelisteri

Kumanovë: Bashkimi – Vardari



Read it all at Bota Sot