Nis këtë fundjavë Superliga e Kosovës në futsall

- Bota Sot

Nis këtë fundjavë Superliga e Kosovës në futsall

Superliga e Kosovës në futsall nis këtë fundjavë me edicionin e ri 2025/26. Java e parë do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, me disa duele interesante në program.

Të dielën, FC Liqeni përballet me FC Trepçën në Drenas, ndërsa në kryeqytet do të luhet derbi mes FC Mabetex Prishtina dhe FC Drenicës.

Të hënën, në kuadër të javës së parë, FC Drenasi do të sfidojë FC Shtimja 26, kurse FC Malisheva pret FC Prishtina 01.

Skuadra e FC Obiliqit do të pushojë këtë javë.



Read it all at Bota Sot