Mbrëmjen e djeshme Torino u kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Italisë pasi mposhti Pisën me rezultatin 1:0.
Një sfidë shumë e mirë e Ardian Ismajlit, i cili gjeti rrjetën, por gjyqtari i anuloi golin.
Megjithatë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk e fshehu gëzimin për këtë fitore në një prononcim pas ndeshjes.
“Pisa luan në Serie A, kanë lojtarë të rinj interesantë dhe të rëndësishëm. Kupa e Italisë mund të jetë e dobishme për t’i dhënë vazhdimësi performancës sontë.
Shpresojmë të kemi më shumë vëmendje përpara ndeshjes kundër Parmës”, u shpreh Ismajli.