Jamal Musiala pritet që shumë shpejt të rikthehet në stërvitje.
Mesfushori gjerman dje vizitoi skuadrën e tij në stërvitje dhe foli me trajnerin, Vincent Kompany.
Musiala ka kryer me sukses operacionin pak javë më parë, tani këmbë po përmirësohet kurse kthimi i tij do të ndodhë gjatë muajit nëntor.
Lojtari i Kombëtares së Gjermanisë u lëndua në Kupën e Botës për Klube, në ndeshjen kundër PSG-së.