Dita e nesërme do të sjellë një sfidë tepër interesante në javën e 5-të të Kategorisë Superiore.
Elbasani do të presë në shtëpi skuadrën e Teutës në takimin që është programuar të zhvillohet në orën 19:00.
Në 4 përballjet e fundit në Superiore, verdheblutë kanë një bilanc tepër pozitiv ndaj ekipit durrsak.
Elbasani ka arritur të fitojë dy ndeshje dhe të marrë dy barazime pa gola në “Niko Dovana”.
Ndërsa në “Elbasan Arena” ekipi verdheblu ka fituar dy herë me rezultatet 3-1 dhe 3-0. Sfida e nesërme do të jetë një test shumë i vështirë për Teutën që nuk njeh fitore në atë transfertë.