Gazzetta dello Sport: Edon Zhegrova pritet të startojë

- Bota Sot

Gazzetta dello Sport: Edon Zhegrova pritet të startojë

Përgatitjet e fundit taktike për trajnerin Igor Tudor. Sfidës kundër Atalantës po i afrohet ora dhe Juventus dëshiron të kthehet menjëherë te fitorja pas barazimit ndaj Veronës, që e ngadalësoi marshin dhe e lejoi Napolin të ngjitej në krye me +2 pikë ndaj bardhezinjve.

Dilema formacioni për trajnerin kroat në këto orë të fundit para përballjes me zikaltërit.

Siç raporton edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport, ndër opsionet që po shqyrtohen është edhe aktivizimi nga minuta e parë i Edon Zhegrovës.

Futbollisti kosovar deri tani ka luajtur vetëm shtatë minuta në Veronë dhe mund të luajë në dyshe me Jonathan David, duke riformuar binomin e Ligue 1 me fanellën e Lille.

Pikërisht dje foli për gjendjen e tij fizike edhe përgatitësi personal, Ardian Sallahu:

“Zhegrova është plotësisht i aftë të përballojë 90 minuta lojë pa asnjë problem.

Ne kemi punuar posaçërisht mbi kërkesat e rolit të tij në fushë përmes seancave teknike me topin dhe lëvizjeve me intensitet të lartë"/



Read it all at Bota Sot