Kovaç: Jemi në një seri pozitive

- Bota Sot

Kovaç: Jemi në një seri pozitive

Pas barazimit në ndeshjen e parë sezonale kundër St. Pauli, ekipi i Borussia Dortmund arriti tri fitore radhazi, duke qenë në vendin e dytë në renditjen e Bundesliga, dy pikë pas Bayern Munich.

Trajneri Niko Kovaçi ka paralajmëruar lojtarët e tij për një sezon të vështirë, duke i lavdëruar kundërshtarët e radhës, Mainz, ndaj të cilëve do të luajë ditën e shtunë.

“Mainz është zhvilluar jashtëzakonisht shumë nën drejtimin e Bo Henriksen,” tha Kovaç në konferencën për shtyp.

“Ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer kundër Wolfsburg dhe pastaj javën e kaluar kundër Augsburg. Ata janë një kundërshtar i pakëndshëm, një ekip shumë i zhurmshëm. Ekziston një rrezik real që ata të na ndëshkojnë”, tha Kovaç..

“Pres një detyrë të vështirë, por ne jemi në një ecuri të mirë dhe duam ta vazhdojmë atë, pasi duam të qëndrojmë afër kreut“, shtoi Kovac.

Borussia Dortmund ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit të Bundesligës kundër Mainz, të cilat u zhvilluan nën drejtimin e Kovac.

Në fund, Kovač konfirmoi se Niklas Süle dhe Fabio Silva janë integruar pjesërisht në stërvitje, por se ai dhe stafi i tij do të presin deri të premten para se të marrin një vendim nëse dyshja do të jetë pjesë e skuadrës së ditës së ndeshjes apo jo.



Read it all at Bota Sot