Donald Trump konsideron ndryshimin e stadiumeve ku do të luhen ndeshjet

- Bota Sot

Donald Trump konsideron ndryshimin e stadiumeve ku do të luhen ndeshjet

Gjatë konferencës me gazetarët të enjten mbrëma në Zyrën Ovale, Donald Trump ka lënë të kuptohet se mund të ndryshojë stadiumet e caktuara për disa ndeshje në Botërorin 2026.

Sipas presidentit të SHBA disa qytete mund të konsiderohen si zona të rrezikshme dhe se mbarëvajtja e takimeve në këto impiante mund të mos garantohet nga forcat e rendit dhe për këtë arsye po shqyrton mundësinë e zhvendosjes së ndeshjeve në stadium të tjera.

“Do të sigurohemi që të gjitha ndeshjet e Botërorit të luhen në qytete të sigurta0.

Nëse do të kemi dyshimin më të vogël për sigurinë e spektatorëve dhe skuadrave atëherë nuk do të hezitojmë që të ndryshojmë stadiumin e një takimi”, pohoi Donald J. Trump.



Read it all at Bota Sot