Interi në “Luftë” me Realin

- Bota Sot

Interi në “Luftë” me Realin

Interi thuhet se është për “luftë” me Real Madridin për të siguruar transferimin e mbrojtësit të Bayerni Munihut, Dajot Upamekano.

Upamekano mbetet një nga objektivat kryesorë të Real Madridit për verën e ardhshme, kur i skadon kontrata me bavarezët.

Megjithatë, Interi po kërkon të bëjë gjithçka për francezin, pasi ka nevojë për përforcime në mbrojtjen e tyre të plakur.

“Nerazzurrët” sollën Manuel Akanxhin në huazim nga Man. Siti në afatin e verës, ndërsa shitën Benjamin Pavard te Marseja. Megjithatë, me Stefan de Vrij dhe Françesko Açerbi që po i afrohen fundit të karrierës së tyre, Interi ka nevojë për përmirësime cilësore së bashku me Alesandro Bastonin në mbrojtje për të rritur shanset e tyre për të fituar trofe.

Paga e lartë e Upamecanos mund të jetë një pengesë, por Interi është i etur të realizojë transferimin si lojtar i lirë, siç bëri me Hakan Çalhanoglu, Markus Turam, Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi në vitet e fundit.

Ndërkohë, Bayerni është në bisedime me ekipin e Upamekanos për një marrëveshje të re, megjithëse nuk ka pasur ndonjë zhvillim pozitiv.



Read it all at Bota Sot