Rkthehet Yamal

- Bota Sot

Rkthehet Yamal

Anësori i talentuar i Barcelonës, Lamine Yamal, ka konfirmuar rikthimin e tij në fushë pas katër ndeshjesh jashtë për shkak të një lëndimi me ekipin kombëtar spanjoll.

Yamal po stërvitet normalisht dhe mund të grumbullohet për ndeshjen e së dielës ndaj Real Sociedad.

Në një postim në Instagram, 16-vjeçari shkroi thjesht: “Jam kthyer.”

Megjithatë, mungesa e tij nuk ka ndikuar shumë te katalanasit, të cilët kanë regjistruar katër fitore të radhës, ndaj Valencias (6-0), Newcastle (2-1), Getafes (3-0) dhe Real Oviedos (3-1).



Read it all at Bota Sot