Flick lavdëron Frenkie de Jong pas fitores së Barcelonës

- Bota Sot

Flick lavdëron Frenkie de Jong pas fitores së Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Frenkie de Jong në fitoren 3:1 ndaj Real Oviedos.

Golat u realizuan nga Eric Garcia, Robert Leëandoëski dhe Ronald Araujo.

“De Jong është shumë i rëndësishëm, po ashtu edhe Pedri. Në pjesën e dytë patëm më shumë kontroll dhe ritëm, gjë që e bëri ndeshjen më të vështirë për Oviedon,” tha Flick.

Ai përmendi se skuadra ka arritur katër fitore radhazi pa Lamine Yamal.

“Kemi marrë vendimet e duhura dhe niveli ka rritur. Por mbi të gjitha, tregon se kemi një ekip fantastik”, theksoi ai.

Lewandowski, i aktivizuar nga stoli, solli ndryshimin në lojë.

“Nuk janë vetëm njëmbëdhjetë lojtarë. Kushdo që hyn duhet të ndryshojë dinamikën. Lewandowski e bëri këtë, jo vetëm duke shënuar, por duke ndihmuar grupin”, pohoi Flick.

Araujo gjithashtu kontribuoi në sulm dhe mbrojtje.

“Nuk ishte e lehtë, Oviedo filloi mirë. Golat i japin besim dhe po përmirësohet krahasuar me sezonin e kaluar. Po testojmë çiftime të ndryshme qendrore, dhe kjo është pozitive”, tha strategu gjerman.

Flick përmendi edhe filozofinë e tij të lojës.

“Besojmë te loja me topin. Jam i kënaqur me tri pikët. Leëandoëski dhe De Jong ishin vendimtarë.

Duhet të kemi zgjidhje edhe në goditje standarde. Gabimi i Joan Garcias? Është futboll, ndodh. Ai është portier i shkëlqyer dhe reagoi si duhet”, përfundoi Flick.



Read it all at Bota Sot