Leoni një vit jashtë fushave pas dëmtimit të rëndë

- Bota Sot

Leoni një vit jashtë fushave pas dëmtimit të rëndë

Talenti i ri i Liverpoolit, Giovanni Leoni pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë.

Trajneri Arne Slot, në prag të sfidës me Crystal Palace, ka konfirmuar se mbrojtësi italian ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe do të qëndrojë jashtë fushave për rreth një vit.

“Leoni nuk është në një moment të mirë, natyrisht, sepse e ka thyer ligamentin kryqëzor dhe kjo do të thotë që do të mungojë për një vit. Është e dhimbshme, sidomos sepse ishte sapo mbërritur dhe kishte debutuar mirë,” tha Slot.

Për ish-lojtarin e Parmës, sezoni është tashmë i mbyllur dhe rikthimi i tij pritet vetëm në edicionin 2026/2027.

Vetë lojtari, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, premtoi: “Do të jap gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt.”

Dëmtimi i Leoni-t ka sjellë edhe një vendim të rëndësishëm nga klubi: Federico Chiesa është përfshirë në listën e Champions League. Sulmuesi italian, fillimisht i lënë jashtë me zgjedhje teknike, do të ketë tani shansin të tregojë vlerat e tij në Europë me fanellën e Liverpool-it.



Read it all at Bota Sot