Slot mohon dënimin për Ekitiken

- Bota Sot

Slot mohon dënimin për Ekitiken

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur për raportimet se Hugo Ekitike do të gjobitet mos pagesë për dy javë pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e klubit kundër Southamptonit në Carabao Cup.

Slot konfirmoi se nuk do të vendoset asnjë gjobë, duke lavdëruar karakterin dhe profesionalizmin e sulmuesit.

"I disiplinuar do të thotë një gjobë, të cilën ai nuk e mori. Unë fola me të.

Ai u kërkoi falje menjëherë shokëve të tij të ekipit”, ka thënë fillimisht Slot.

“Ai është i ri dhe lojtarët e të gjitha moshave bëjnë gabime dhe në këtë klub lejohet të bësh një gabim pa u gjobitur".

"Një qenie njerëzore fantastike, nëse do ti pyesje stafit për tre më të mirët ose më të ngrohtët dhe më të sjellshëm, ai do të ishte aty, kështu që mund të bënte një gabim. Nuk ishte e zgjuar, nuk na dëmtoi", përfundoi trajneri i Reds.

Ndryshe, Ekitike e ka nisur për mrekulli karrierën te Liverpooli, duke shënuar pesë gola dhe një asistim në tetë ndeshje në të gjitha garat..



Read it all at Bota Sot