Skuadra e Barcelonës të dielën luan ndeshjen e ardhshme të javë së shtatë në La Liga, kundër Real Sociedad.
Tifozët e klubit katalunas kanë marrë një lajm shumë të mirë sot, pasi në stërvitje doli edhe Lamine Yamal,.
Yamal u paraqit sot në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Sociedadit, nëse jo në La Liga – atëherë do jetë i gatshëm për ndeshjen e 1 tetorit ndaj Paris Saint-Germainit.
Sulmuesi spanjoll ka disa ndeshje që mungon në formacionin e klubit të Hansi Flick.