Irani dhe Rusia nënshkruajnë një marrëveshje prej 25 miliardë dollarësh, për ndërtimin e katër centraleve bërthamore

- Bota Sot

Irani dhe Rusia nënshkruajnë një marrëveshje prej 25 miliardë dollarësh, për ndërtimin e katër centraleve bërthamore

Teherani ka nënshkruar një marrëveshje prej 25 miliardë dollarësh me kompaninë shtetërore ruse të energjisë bërthamore Rosatom për të ndërtuar katër centrale bërthamore në Iran, raportoi të mërkurën agjencia iraniane e lajmeve IRNA.

Rosatom kishte njoftuar një ditë më parë , të mërkurën, se kishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të ndërtuar centrale të vogla bërthamore në Iran, pa zbuluar numrin.

Marrëveshja u nënshkrua nga kreu i Rosatom Alexei Likhachev dhe zyrtari më i lartë i energjisë bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami, gjatë një takimi në Moskë .

Rosatom e përshkroi marrëveshjen si një “projekt strategjik”. Eslami , i cili është gjithashtu nënpresident i Iranit, u tha mediave shtetërore iraniane më parë këtë javë se plani parashikon ndërtimin e tetë centraleve bërthamore, ndërsa Teherani kërkon të sigurojë  20 GW (gigavat)  kapacitet të energjisë bërthamore deri në vitin 2040.



Read it all at Bota Sot