Dhunonte të miturit dhe u mbyllte gojën kur qanin, dënohet me 8 vjet burg punonjësja e çerdhes

- Bota Sot

Dhunonte të miturit dhe u mbyllte gojën kur qanin, dënohet me 8 vjet burg punonjësja e çerdhes

Një punonjëse çerdheje në Londër është dënuar me tetë vjet burg pasi u shpall fajtore për dhunë sistematike ndaj 21 fëmijëve nën kujdesin e saj.

Roksana Lecka, 22 vjeçe, u kap nga kamerat e sigurisë duke përdorur dhunë fizike ndaj fëmijëve në çerdhen Riverside në Twickenham, në jugperëndim të Londrës.

Pamjet tronditëse treguan punonjësen duke shqelmuar, grushtuar, pickuar fëmijët, si dhe duke u mbyllur gojën me forcë ndërsa qanin, ndërkohë që njëherë ishte filmua duke goditur disa herë me shqelm një djalë të vogël në fytyrë.

E reja, kishte pranuar më herët fajësinë për shtatë akuza për mizori ndaj të miturve, ndërsa në qershor u dënua nga Gjykata e Kurorës në Kingston për 14 akuza të tjera.

Pas zbulimit të ngjarjes së rëndë, çerdhja ku punonte e reja është mbyllur menjëherë ndërsa hetimi nga Policia Metropolitane përfshiu shqyrtimin e dhjetëra orëve pamje nga kamerat e sigurisë të regjistruara në qershor 2024.

Pamjet e incidenteve u shfaqën në sallën e gjyqit dhe shumë prej prindërve të pranishëm u tronditën, duke gulçuar nga dhimbja kur i panë për herë të parë. Në deklaratat e tyre, prindërit e përshkruan punonjësen si “llojin më të keq të njeriut” dhe rrëfyen se tashmë ndihen të pasigurt për të lënë fëmijët në kujdesin e të tjerëve.

Gjatë dhënies së vendimit, gjyqtarja Sarah Plaschkes KC deklaroi: “Ke kryer akte të shumta dhune të paarsyeshme. Shpesh, fëmijët ishin të qetë dhe të lumtur përpara se ju t’u shkaktonit qëllimisht dhimbje. Sjellja juaj mund të karakterizohet me të drejtë si sadiste”, tha ajo, ndërsa i dha dënimin me 8 vite burg punonjëses.



Read it all at Bota Sot