Harry Kane shënon golin e 100-të me Bayernin, thyen rekordin e Cristiano Ronaldos

- Bota Sot

Harry Kane shënon golin e 100-të me Bayernin, thyen rekordin e Cristiano Ronaldos

Harry Kane ka arritur të shënojë golin e 100-të me fanellën e Bayern Munich.

Sulmuesi anglez këtë e bëri në ndeshjen ndaj Werder Bremenit.

Kane e arriti shifrën e 100-golave për 104 ndeshje të zhvilluara, krahas edhe 29 asistimeve.

32-vjeçari po ashtu hyri në histori si futbollisti që ka bërë këtë më shpejt se çdo lojtar tjetër që e ka bërë ndonjëherë për ndonjë klub në pesë ligat më të mira të Evropës.

Kane la prapa Cristiano Ronaldon, Erling Haaland, Luis Suarez e Zlatan Ibrahimovic.



Read it all at Bota Sot