Ylli anglez, Harry Kane ka folur pas arritjes së rekordit të madh të golave për Bayern Munichun.
Sulmuesi 32-vjeçar i Bayernit shënoi dy gola në ndeshjen kundër Ëerderit të fituar me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së pestë të Bundesligës.
Anglezi tani ka 100 gola në 104 ndeshje për klubin, duke thyer kështu rekordin e mbajtur nga Cristiano Ronaldo dhe Erling Haaland.
Ronaldos dhe Haalandit i janë dashur nga 105 ndeshje për të shënuar 100 gola, kështu që Kane ndihet i lumtur me arritjen e këtij rekordi.
“Çmenduri. Është një nder i madh për mua të shënoj 100 gola për këtë klub të madh. Gjithashtu falë shokëve të mi të ekipit dhe stafit të trajnerëve që më mbështesin”.
“Është fantastike të arrish këtë moment kaq shpejt. Shpresoj të shënoj edhe 100 gola të tjerë”, ka thënë Kane.