Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e 26 shtatorit në Suharekë, ku një punëtor i fabrikës “NewBalkan” (ish-Ballkani) ka humbur jetën gjatë orarit të punës.
Viktima është Milit Daka, 52-vjeçar, i cili u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, pasi ishte lënduar në rrethana aksidentale gjatë punës.
Siç njofton sot Gazeta Sinjali Prokuroria dhe njësitet policore kanë sekuestruar prova relevante nga vendi i ngjarjes, përfshirë një sajlë metalike që ishte zgjidhur, një kabllo elektrike të dëmtuar të konstatuar si jofunksionale nga KEDS, si dhe një divijar.
Me urdhër të Prokurorit, dy persona janë ndaluar për 48 orë në cilësinë e të dyshuarve: Luan B., 71 vjeç, Burhan S., 43 vjeç.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti po hetohet nga Prokuroria në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës dhe njësitet hetimore të Policisë së Kosovës.