Jeta jashtë futbollit e Lamine Yamal është në qendër të vëmendjes, pas verës së kaluar, kur ishte protagonist i mediave rozë për pushimet me vajza të ndryshme.
Festa e diskutueshme e 18-vjetorit të tij kishte shkaktuar polemika, por tani vëmendja rikthehet te deklaratat e influenceres Fati Vazquez, 30 vjeçe, e cila ishte me talentin blaugrana kur Yamal ishte ende i mitur.
Vazquez ka treguar për ngjarjet e verës, duke zbuluar detaje që shqetësojnë tifozët për sjelljen e tij jashtë fushës:
“Lamine Yamal nuk është aq i përulur.
Kam dalë me të dhe nuk mendoj se është këshilluar si duhet. Vetëm 17 vjeç dhe shkonte në diskoteka, festa, apo në Ibiza ishte në jaht me 10 vajza. Agjenti i tij ka një kalendar për ditët me vajzat me të cilat del”.
Influencierja krahasoi stilin e jetës së Yamal me lojtarë të tjerë të moshës së tij, si Cubarsí i Barcelonës, i cili shmang çdo lloj ekspozimi dhe mbetet larg mediave rozë:
“Kur mbushi 18 vjeç, Cubarsí festoi thjesht me një tortë në shtëpi, ndërsa Yamal bëri një festë të madhe”.
Deklaratat e Vazquez ngrejnë shqetësime mbi udhëheqjen dhe këshillat që merr talenti i ri gjatë kësaj periudhe delikate të jetës së tij.