West Ham ka vendosur të shkarkojë trajnerin Graham Poter. Ky i fundit nuk po bënte aspak mirë me skuadrën e tij, pasi aktualisht Uest Hem mban vendin e parafundit në renditjen e Premier Ligë.
Poter ishte pjesë e Uest Hem prej 8 muajsh, ndërsa kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Përgjatë 25 ndeshjeve regjistroi 6 fitore, ndërsa humbi 14 të tjera.
Kjo ecuri ka zhgënjyer drejtuesit, që kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin pas pesë javësh në kampionat ku regjistrohen 3 pikë. Poter është nga trajnerër që e ka treguar besimin te Broja.
Para se sulmuesi i Kombëtares të dëmtohej rëndë, e ka aktivizuar në 13 ndeshje. Broja shënonte një gol dhe asistonte një tjetër gjatë asaj periudhe të vështirë.