Allegri: Ndaj Napolit, sprovë e rëndësishme

- Bota Sot

Allegri: Ndaj Napolit, sprovë e rëndësishme

Milani do të përballet me Napolin, një test i madh sezonal pas 3 fitoreve radhazi në kampionat. Kampionët e Italisë janë në krye të klasifikimit pas 4 javësh, ndërsa Milani ka mundësinë të ngjitet në kuotën e 12 pikëve. 

“Napoli e ka fituar me meritë titullin dhe ka bërë merkato të fortë.

Duhet të jemi të zgjuar për t’i ndryshuar numrat, që janë në favor të tyre, – tha Allegri, duke shtuar se do të përqendrohen te performanca e mire, jo vetëm rezultati. – Skuadrat e Contes janë shumë të organizuara në mbrojtje, ndaj është gjithmonë e vështirë t’iu shënosh gol”.

“Rikthimi i Leao, rritja e Pulisic dhe zhbllokimi i Gimenez janë faktorë të rëndësishëm, ndërsa ata që vijnë nga pankina duhet të jenë gati për të bërë diferencën, – shton Allegri. – Vlerësoj gjithashtu ndikimin e tifozëve dhe konkurrencën që sjell ardhja e Rabiot. Qëllimi i Milanit është të rritet gradualisht dhe të ruajë fizionominë e skuadrës, duke përfshirë edhe zhvillimin e lojtarëve të rinj si Estupinan”.

Nëse një lojtar argëtohet më shumë duke u stërvitur prej Contes apo atij, Allegri përgjigjet:

“Nuk e di, mund të them vetëm se kam respekt të madh për punën e Antonio, sepse është një profesionist i shkëlqyer”. Nëse e befasojnë parashikimet që Milani është favorit, sipas agjencive të basteve:

“Nuk e di se çfarë mendojnë të tjerët. Unë di vetëm çfarë po bëjmë vetë, jemi vetëm në javën e pestë. Hapi pas hapi punojmë për të ruajtur ekuilibrin, sepse te Milani fitoret duhet të jenë normale, humbjet përjashtim”.



Read it all at Bota Sot