Dembele: Çdo dy javë mund të ndryshosh

- Bota Sot

Dembele: Çdo dy javë mund të ndryshosh

Ousmane Dembéle, në një intervistë për “France Football”, pas fitimit të “Topit të Artë”, rrëfen:

“I pari që më përgëzoi për suksesin ishte Messi.

Më pas më përgëzuan Xavi, Luis Suárez dhe shumë ish-lojtarë të Barcelonës.

Nuk i kam pasur bashkëlojtarët e PSG-së në video, por përmes mesazheve; Achraf, trajneri Luis Enrique, Luis Campos, të gjithë”.

Për nominimin dhe fitimin e çmimit: “Kur fiton pothuajse të gjitha trofetë, një Champions League, dhe ke statistika individuale, mendon se je mes pesë lojtarëve më të mirë në botë.

Nuk ishte e papritur, sepse në fillim të çdo sezoni më thonë se mund të jem në listën e ‘Topit të Artë’. Një sezon si ky ishte i jashtëzakonshëm”.

Për të qenit lojtari më i mirë në botë: “Kjo është një fjali shumë e madhe. Në një ndeshje mund të jesh i mjerueshëm, në tjetrën më i miri. Çdo dy javë mund të ndryshosh”. Fokusi te familja dhe dedikimi: “Ky ‘Top i Artë’ i përket gjithashtu nënës time, që më rriti vetëm. Ia dedikoj asaj dhe gjithë familjes”.

Lojtarët që e frymëzojnë: “Kam luajtur me Messin, që ishte ‘9 fals’, e shikoja se si lëvizte dhe i bënte të gjithë ta harronin topin. Harry Kane është i pabesueshëm si ‘9’. Kylian luan si ‘9’ te Real Madridi, por nuk është i tillë realisht”. Dembélé thekson se sfidat në Barcelonë dhe dëmtimet nuk i lanë asnjëherë dyshime mbi talentin dhe pasionin e tij.



Read it all at Bota Sot