Juventus ka konfirmuar se Francisco Conceição nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme të Serie A ndaj Atalantës.
Anësori portugez nuk figuron në listën e skuadrës së Juventus për këtë ndeshje në kampionat.
Trajneri Igor Tudor tha të premten se ndërsa Conceição kishte pasur probleme të vogla fizike në ditët e fundit, prania e tij për përballjen ndaj Atalantës ishte i pasigurt.
Megjithatë, nuk është konfirmuar zyrtarisht që Conceição nuk do të luajë, dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të rikthehet në kohë për ndeshjen e Champions League ndaj Villarrealit më 1 tetor.
Pjesë e listës për ndeshjen e sontme është ylli kosovar, Edon Zhegrova.