Sylvinho vë “duart në kokë” para ndshjes me Serbinë

- Bota Sot

Sylvinho vë “duart në kokë” para ndshjes me Serbinë

Dueli vendimtar ndaj Serbisë po afron dhe forma e repartit defenisv të Shqipërisë është në gjendje “paniku”.

Mungesa e Marash Kumbullës është e sigurtë, një lojtar shumë i rëndësishmë në prapavijë.

Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti po shfaq oshilacione te Atalanta, jo në versionin e tij më të mirë.

Takimi kundër PSG-së vuri në dukje “defektet” e 32-vjeçarit në “mbulim” dhe mbylljen e “rrezes” goditëse. Elseid Hysaj ka vetëm 5 minutë në fushë me Lazion këtë sezon. Ivan Balliu është një tjetër emër që mund të thirret nga Sylvinho.

Ama, ndeshja mes Atletico Madrid – Vallecano demostroi nivel modest për Balliun, ndër më të dobëtit në fushë. Në këtë listë nuk shpëton as Mario Mitaj. Luhatje në rendimet, ndërsa në takimin me Al-Nassr, nuk u thirr fare.



Read it all at Bota Sot