Donnarumma zbulon gjestin e veçantë për PSG-n

- Bota Sot

Donnarumma zbulon gjestin e veçantë për PSG-n

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, ka zbuluar një gjest të veçantë që bëri për shokët e tij të skuadrës te Paris Saint-Germain, para finales së Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Donnarumma, i cili pas triumfit me PSG-në u transferua këtë verë te Manchester City, ka treguar për gazetën franceze L’Équipe se para ndeshjes finale u kishte lënë nga një letër të gjithë shokëve të ekipit.

“E ndjeva si diçka që duhej ta bëja. U shkrova nga një letër secilit prej tyre, në disa gjuhë, që të kuptohej nga të gjithë.

Doja t’i falënderoja për rrugëtimin e jashtëzakonshëm dhe për gjithçka që kishim kaluar bashkë”, tha Donnarumma.

Ai shtoi se përmbajtja e letrës mbetet personale, por ishte një mesazh i sinqertë, i mbushur me dashuri për skuadrën dhe për punën e përbashkët gjatë viteve të fundit.

Me PSG-në, Donnarumma arriti të ngrinte trofeun më prestigjioz në futbollin evropian, para se të niste aventurën e re në Premier League me Manchester City-n.



Read it all at Bota Sot