Flick “driblon” dëmtimet me peshë

- Bota Sot

Flick “driblon” dëmtimet me peshë

Barcelona do të presë të dielën Real Sociedad në Montjuïc. Skuadra e Hansi Flick vjen me mungesa të reja, Joan Garcia dhe Raphinha. Gjermani pranoi situatën:

“Është pjesë e punës sime si trajner, por më pëlqen, është sfidë. Kemi një ekip fantastik. Nuk është normale për ne, por dëmtimet ndodhin.

Po analizojmë çdo situatë për të gjetur shkaqet dhe përshtatemi”.

Atlético–Real Madrid: “Do ta shoh derbin. Është një pasdite e mirë për të parë dy ekipe fantastike”. Fokusi te PSG: “Ne gjithmonë jemi të përqendruar te ndeshja e radhës. Tani është Real Sociedad. Kemi 4 fitore dhe duam t’i vazhdojmë.

Nuk ka rëndësi kush mungon, fokusi është tek ata që janë gati”. Lamine Yamal: “Nesër do të ketë disa minuta, patjetër. Sa i përket kombëtares, kjo është puna e trajnerit të Spanjës, jo e imja”.

Për portën e Barcelonës: “Sigurisht nuk na pëlqen të mos e kemi Joan Garcia. Ka bërë një punë të shkëlqyer, por këto gjëra ndodhin. Tani kthehet Tek. Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar fituam pothuajse të gjitha ndeshjet dhe tre trofe me të. Është një portier dhe person fantastik, nuk kam asnjë dyshim”.



Read it all at Bota Sot