Dortmundi me pikë të plota nga Mainz

- Bota Sot

Dortmundi me pikë të plota nga Mainz

Dortmundi vazhdon me lojëra të mira në Bundesliga I.

Skuadra e Dortmundit ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Mainzit vendas, në takimin e javës së pestë.

Golat i realizuan Swensson (27) e Adeyemi (49). Vendasit mbeten pa një lojtar nga minuta e 67-të, Zentner u përjashtua direkt me karton të kuq, ky ishte kapital i madh për Dortmundin.

Futbollisti shqiptar Nelson Weiper u paraqit nga minuta e 80-të për Mainzin.

Skuadra e Dortmundit renditet në vend të dytë me 13 pikë, ka dy më pak se lideri Bayerni dhe Mainz zë vendin e 13-të me 4 pikë.



Read it all at Bota Sot